-
2 days ago |
reporter.al | Besar Likmeta
Prej më shumë se shtatë dekadash, jeta e qytetit të varfër të Bulqizës në verilindje të Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me kromin. Mbi 120 subjekte ose 22 për qind e të gjitha lejeve minerare të vendit e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në minierën e Bulqizës – e cila është njëherazi punëdhënësja më e madhe për banorët e zonës. Por paralelisht me aktivitetin ekonomik, miniera është kthyer tashmë në një kosto të lartë për mjedisin dhe shëndetin e banorëve.
-
4 days ago |
reporter.al | Besar Likmeta
Të martën, zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë.
-
2 weeks ago |
reporter.al | Besar Likmeta
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 9 qershor me parashtrimet e prokurorit të Vlorës, Hyrjet Lamaj kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e tij nga detyra.
-
3 weeks ago |
reporter.al | Besar Likmeta
Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, reagoi për herë të dytë të shtunën për ndërhyrjen që ka ndërmarrë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) në ish-burgun e Spaçit, duke premtuar transparencë për zbatimin e projektit.
-
1 month ago |
reporter.al | Besar Likmeta
Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në një postim në Facebook më 10 maj.
-
1 month ago |
reporter.al | Besar Likmeta
Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet. Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, duke siguruar 4 deputetë në parlamentin e ardhshëm.
-
1 month ago |
reporter.al | Besar Likmeta
Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahëve duket i balancuar. Të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizve tregojnë se gjatë edicioneve informative në 18 televizionet kryesore të vendit, Aleanca për Shqipërinë Madhështore e udhëhequr nga Partia Demokratike mori 51% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama vetëm 42.9%.
-
1 month ago |
reporter.al | Besar Likmeta
Në një fushatë të dominuar nga videot e shkurtra dhe mesazhet emocionale të shpërndara në media sociale, kryeministri Edi Rama i dha një kthesë të papritur dhe tërësisht personale komunikimit politik me 21 mars, gjatë një mitingu në bregdetin e Kavajës. “Gjithë ky zdap siç më kishte bërë nëna,” tha ai me një buzëqeshje të zgjatur dhe ton ironik, ndërsa rikujtoi një episod nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës të vitit 2007. “I keni në Google në qoftë se jeni kurioz,” vijoi ai.
-
1 month ago |
reporter.al | Besar Likmeta
Më 19 mars, një faqe me emrin “Team Edi Rama” u shfaq në Facebook, Instagram dhe TikTok. Faqja, e cila e përshkruan veten si “një komunitet i dedikuar për mbështetësit dhe simpatizantët e Kryeministrit Edi Rama”, publikon rregullisht përmbajtje propagandistike në mbështetje të Partisë Socialiste dhe shpesh denigruese ndaj opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.
-
1 month ago |
reporter.al | Besar Likmeta
Për vite me radhë, zonat rurale të Dibrës janë zbrazur nga banorët, ndërsa infrastruktura e premtuar dhe shërbimet bazike nuk mbërritën kurrë. Fushatë pas fushate elektorale, banorë të mbetur në fshat u duket sikur dëgjojnë të njëjtat premtime, të cilat nuk vihen kurrë në jetë. “Kemi pësuar si nusja e vaktit, e cila thoshte: me çfarë dëgjoj me veshë lum si unë, por çfarë shikoj me sy e mjera unë,” thotë Isuf Miha nga Selishta e Dibrës, duke cituar një anekdotë të zonës.