
Articles
-
3 weeks ago |
kosovotwopointzero.com | Dafina Halili
Arti, një djalë i ri në të njëzetat, kalon lehtësisht nëpër turmën e njerëzve rrugëve të Prishtinës. Me flokë të shkurtër, gjatësi mesatare, xhinse dhe fanellë të zezë, ai kalon, siç thotë vetë, si “djalë tipik shqiptar”. Pikërisht kjo, mendon ai, e ka mbrojtur nga shikimet e vrazhda apo komentet fyese që shpesh u drejtohen atyre që janë më lehtë të dallueshëm si queer, ose edhe atyre që nuk janë fare queer, por që thjesht nuk përshtaten me pritshmëritë binare të pamjes dhe sjelljes.
-
1 month ago |
kosovotwopointzero.com | Dafina Halili
Dhjetëra qytetarë/e u mblodhën dje, më 1 maj, në qendër të Prishtinës, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke kërkuar kushte më të mira pune, paga të drejta dhe dinjitet në vendin e punës. Nën moton “Barazi, punë dhe jetë të dinjitetshme”, protesta bashkoi qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, përfshirë studentë/e, pensionistë/e, punëtorë/e, sindikalistë/e dhe aktivistë/e.
-
1 month ago |
kosovotwopointzero.com | Dafina Halili
Në shtatorin e vitit 1998, Ramadan Nishori, atëkohë 21-vjeçar, u arrestua në vendlindjen e tij, në Drenas dhe u dërgua në një stacion policor lokal. Teksa ishte duke qëndruar në radhën e gjatë të të arrestuarve të tjerë shqiptarë, duke pritur për t’u marrë në pyetje, dy zyrtarë policorë serbë e kapën dhe e futën në një tualet, ku njëri nga zyrtarët e policisë e përdhunoi.
-
Feb 7, 2025 |
kosovotwopointzero.com | Dafina Halili
Kriza politike buron prej një mosmarrëveshjeje të gjatë për targat e automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë. Në qershor të vitit 2022, Qeveria e Kosovës mori dy vendime. Njëri vendim kërkoi që kushdo që hyn në Kosovë me dokumente identifikimi të lëshuara nga Serbia do të pajisej me një fletëdeklarim të përkohshëm, që do t’i zëvendësonte dokumentet e Serbisë, procedurë që zbatohej për shtetasit e Kosovës që hyjnë në Serbi prej vitit 2011.
-
Jan 16, 2025 |
kosovotwopointzero.com | Dafina Halili
Programet politike që po prezantohen dhe retorika e vazhdueshme e partive politike përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, shpërfaqin qasjen e kahershme të shtetit të Kosovës ndaj drejtësisë gjinore: një përmendje simbolike në vend të një prioriteti transformues. Thirrjet për barazi gjinore, të mbështetura nga politika konkrete, rrallëherë janë dëgjuar brenda mureve të Kuvendit.
Try JournoFinder For Free
Search and contact over 1M+ journalist profiles, browse 100M+ articles, and unlock powerful PR tools.
Start Your 7-Day Free Trial →